TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 22:15

“Braktisi aleatët”, Agron Duka i zhgënjyer me Berishën: Nuk më dërgoi një SMS

Shkruar nga Pamfleti

“Braktisi aleatët”, Agron Duka i zhgënjyer me

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shprehu haptas zhgënjimin e tij ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha duke deklaruar se ky i fundit nuk e kishte telefonuar asnjëherë për të tentuar që të sjellë bashkim në opozitë.

Ai tha se Berisha nuk i merr aspak në konsideratë krerët e partive të tjera opozitare, ndryshe nga konsiderata që ka për Metën.

Një SMS nuk ma ka sjellë. Nuk duhet të na çudisë kjo që Berisha nuk na thirr neve. Po këta që thonë se janë PD zyrtare, si nuk na thonë njëherë si do ja bëjmë me këto kandidatë. Situata është shumë kaotike.

Ne jemi vetëofruar për të qenë korrektë. Neve nuk na konsideron, Metën e konsideron, mund të ketë të drejtë po le ta provojmë njëherë sesa do arrijmë në zgjedhje. Berisha është gjigand në politikë, por si ka mundësi, një njeri që merr vesh kaq shumë në zgjedhje, që ka shumë eksperiencë, sot nuk e bën dot t’i bashkojë. Dalim tek përgjigjja që ka probleme brenda PD-së më me rëndësi se bashkimi opozitar”, tha Duka në “Real Story”.

agron duka berisha sms

Lini një Përgjigje