
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është panikosur pas thirrjes në SPAK për aferën CEZ-DIA. Ai ka deklaruar se reforma në drejtësi ka marrë goditje në momentin që Prokurori i Përgjithshëm është zgjedhur me 69 vota.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Meta tha se këtë gjë ua ka thënë dhe ndërkombëtarëve.
“Reforma në drejtësi mori një goditje kur Prokurori i Përgjithshëm u zgjodh me 69 vota. Ai prokuror zgjodhi KLP dhe KLP zgjodhi SPAK-un. Dhe i kam thënë ndërkombëtarëve që ju e shkatërruat hetimin. Dhe i kam thënë nuk do ta lejoj Ramën tek Gjykata Kushtetuese", tha ai.
Lini një Përgjigje