TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2023, 19:13

“Pas Ramës, Balluku hajdutja e dytë më e madhe në Ballkan”, Berisha akuza qeverisë: Po vjedhin paratë e popullit   

Shkruar nga Pamfleti

“Pas Ramës, Balluku hajdutja e dytë më e madhe në

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në Sarandë, nuk la pa akuzuar qeverinë se është e lidhur me krimin dhe se po vjedh paratë e popullit.

Berisha lëshoi një sulm frontal ndaj ministres, Belinda Balluku duke e quajtur atë si hajduten e dytë më të madhe në Ballkan, pasi sipas ish kryeministrit vendin e parë e mban kreu i qeverisë Edi Rama.

Ai shtoi se me paratë e përfituara nga shitja e energjisë së vjedhur, Balluku i është “sulur” Konispolit për të blerë vota me to.

Problematika të akumuluara të krijuara nga një qeverisje që në këto vite vetëm për qytetarin nuk pyeti se ekzistonin apo jo. Kandidatët e mazhorancës janë kandidatë të Ramës, të xhepit të tyre, që nuk kanë lidhe me qytetarët.  Miqtë e mi, mafia është forma më e egër e krimit, forma më e pashpirt, ndaj dhe ata janë të aftë të bëjnë gjithçka. Shikoni se çfarë bën mafia, zbret Belinda Ballukun nga Peshkopia ku e ka dërguar, në Konispol. Po pse? E zbret me valixhe me para, po, ju them unë ju.

Sepse në Ballkan, pas Edi Ramës, ajo është hajdutja e dytë më e madhe. Po pse e them këtë, sepse ajo zbraz digat, pasurinë tuaj publike gjithë verën, në një kohë kur ligji nuk e lejon zbrazjen. E shet energjinë me 20-30 euro tek sekserëve të saj dhe ata po këtë energji e rishesin në bursë me 150-180 euro dhe këto i fut ndrikulla në xhep, i vjedh dhe inkason.

Kush mund të dyshojë për këtë ju the se, 3 javë më parë inauguruan bursën me ndërhyrje të fortë ndërkombëtare sepse u bë e qartë çfarë vjedhje e tmerrshme bëhej me energjinë. Doli e na tha se tani s’ka më, tani energjia do të shitet në bursë. Ku u shit energjia dy javë më parë, përsëri siç e shiste më parë, përsëri me sekserë, përsëri jashtë burse dhe me ato para është turrur drejt Konispolit”, tha Berisha.

berisha akuza ramës

Lini një Përgjigje