
Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë pasdite në Berat, për t’i dhënë mbështetje kandidatit socialist Ervin Demo. Natyrisht nuk munguan sulmet dhe akuzat ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Ai tha se pavarësisht se ka vonuar, drejtësia në Shqipëri nuk do të harrojë, teksa goditi edhe Kryemadhin mbi paratë ruse.
“Ata i bashkon një tmerr i madh, sepse drejtësia vonon por nuk harron. Drejtësia në Shqipëri ka vonuar kaq shumë sa na ka bërë të tërëve të dyshuar që e vonojnë me qëllim. Por ama drejtësia e vonuar në Shqipëri ka çdo ditë e më pak shanse të harrojë.
Loja është gjithmonë e më e ngushtë për ata të na tregonin offshoret. Dhe unë u thoja këtyre, më duket se i kanë këta, se nuk mund ta akuzosh dikë për diçka që nuk e ke bërë vetë, pa prova, se nuk të shkon mendja. Po nuk pate bërë trafik droge, nuk i thua dot tjetrit trafikant, po nuk pate vrarë vetë, nuk i thua dot vrasës, ose nëse nuk e ke bërë, je në gjendje ta bësh nëse do jesh në atë pozicion. Kur na dolën ato offshoret, dhe prisni se janë si ato shishet me letra që hidheshin nga anijet e mbytura. Janë shishet e para që po nxjerr anija e mbytur atje”, tha Rama.
Lini një Përgjigje