TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2025, 21:23

Partitë e reja i krahasoi me LSI, Agron Shehaj i përgjigjet Ramës: Nuk jemi patericë e askujt

Shkruar nga Pamfleti

Partitë e reja i krahasoi me LSI, Agron Shehaj i përgjigjet

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i është përgjigjur kryeministri Rama lidhur me sulmet e këtij të fundit ndaj partive të reja. Rama i krahasoi me LSI-në.   

Ai zhvilloi një takim me qytetarët e Njësisë 1 dhe 2 në Tiranë, ku deklaroi se “Mundësia” nuk ka si synim të bëhet “kingmaker”, por t’u japë shqiptarëve një qeveri të pakorruptuar.

Ata janë thellësisht të shqetësuar. Vetë Edi Rama sot deklaroi se nuk i duhen Shqipërisë parti të reja. Sipas tij, mjaftojnë dy parti që ndajnë pushtetin. Tha: “E pamë çfarë bënte partia e tretë, vijnë si të rinj, pastaj korruptohen si ne.” Pse e thonë? Sepse janë të shqetësuar. Nuk i shqetëson ajo që do ndodhë më 12 maj, por fakti që ne kemi një projekt afatgjatë.

Ne nuk kemi hyrë në politikë për t’u bërë parti e tretë siç i kanë parë ata për 34 vite. Nuk kemi asnjë interes të bëhemi "kingmaker". Nuk jemi patericë e askujt. Ky nuk është synimi ynë. Nuk kemi hyrë në politikë për t’u pasuruar. Kemi hyrë sepse duam t’i japim Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar. Sepse jemi të bindur se për 34 vite Shqipëria ka pasur qeveri që i kanë penguar shqiptarët”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje