
Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku, pjesë e grupimit të Lulzim Bashës, thotë se respekton vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila njeh Sali Berishën si kryetar të partisë më të madhe opozitare në vend.
Megjithatë, në një deklaratë për mediat, para mbledhjes me grupin, Çollaku u tregua i rezervuar, kur tha se do të komunikojë fillimisht me kolegët.
“I qëndroj atyre që kam deklaruar, sot ka një vendim të gjykatës, kemi detyrimin ta respektojmë. Por, se çfarë do të bëjmë, do të dëgjoj edhe kolegët e mi dhe do të komunikoj më tej. Do të mbetem deputet i Partisë Demokratike, për vendime të tjera, do të flasim gjerë e gjatë”, tha ai.
Po ashtu nuk e përjashtoi dhe mundësinë e një partie të re. “Nuk përjashtohet as opsioni i një partie të re, por thjesht ky është një opsion dhe do të diskutohet. kam qenë dhe mbetem deputet i PD-së”, tha Çollaku.
Lini një Përgjigje