
Partia Demokratike ka mbajtur sot tubimin e dytë para Kryeministrisë.
Në fund ai që mori fjalën ishte ish-kryeministri Berisha, i cili komentoi kërkesën e kryeministrit Rama në Kushtetuese mbi masën ndaj ministres Belinda Balluku.
Berisha u shpreh se ai këtë gjë e bëri për vete, pasi është firma e tij në Llogara dhe jo e Ballukut.
“Mendoni se në Kushtetuese shkoi për Ballukun? E bën vetëm për veten e tij. Në Ankara ajo nuk shkonte dot për tunelin e Llogarasë. E mori Ram me vete. Nuk shkon kryeministri pas ministrit, është e kundërta. Në Ankara pazaret i bëri Rama. Ajo është ajo që është, por Rama është në Ankara edhe në Llogara. Është edhe i Aeroporti të Vlorës. Është edhe i djegësve. Harrojeni ju poezinë e tij”, tha ai.
Lini një Përgjigje