TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 15:20

OSBE/ODIHR: Fokusimi i fushatës në sulme armiqësore dhe personale, thelloi mosbesimin politik

Shkruar nga Pamfleti

OSBE/ODIHR: Fokusimi i fushatës në sulme armiqësore dhe

Vëzhguesit e OSBE-ODIHR dhanë një raport paraprak për ecurinë e zgjedhjeve parlamentare të organizuara një ditë më parë.

Koordinatorja Speciale e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, tha se falja e gjobave para zgjedhjeve krijoi pasiguri në zbatimin e kuadrit zgjedhor.

Përfaqësuesja e OSBE-ODIHR shtoi se fokusimi i fushatës në sulme armiqësore dhe personale sidomos nga drejtuesit e dy partive kryesore, çoi në mosbesim politik.

“Dita e zgjedhje ishte kryesisht e qetë dhe e organizuar mirë. Megjithatë pati vazhdimisht mosrespektim të procedurave dhe u shënua nga disa incidente intimideve dhe ndikim të zgjedhësve. Këto janë pikat kryesore.

Kuadri ligjor ofron një bazë të mirë për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Mangësitë dhe paqartësitë krijuan në frymë dhe germë.

Kjo do të thotë se përputhshmëria me ligjin nuk mundi të ndalojë zbatimin e tij në frymë. Një shembull ishte shpallja shumë pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljes së shumë gjobave, gjë që ishte vendosur në 2024, që u shpallën shumë pranë zgjedhjeve.

Është mirë të kemi një kuadër zgjedhor që të mundësojnë organizimin e mirë të zgjedhësve. Zgjedhësve iu dha shansi të dëgjonin një shkëmbim të sinqertë të ideve politike. Fushata u fokusua në sulme armiqësore dhe personale sidomos nga drejtuesit e dy partive kryesore. Kjo çoi në mosbesim politik”, tha Karim.

Lini një Përgjigje