
Deri më tani në qarkun e Korçës janë numëruar 214 qendra votimi nga 423 në total. Edhe në këtë qark, PS kryeson bindshëm me 28925 vota ose 54.7% dhe ruan 6 mandatet e 2021-it. Shihet një rritje prej 7% krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke konsoliduar dominimin e saj në këtë qark.
Në kahun tjetër, Koalicioni PD – ASHM ka marrë 18565 vota, ose 35.1%, dhe siguron 4 mandate, duke humbur një mandat krahasuar me vitin 2021 dhe duke rënë me 14.9% në përqindje mbështetjeje.
Të gjitha partitë e tjera kanë marrë më pak se 4% secila dhe nuk kanë siguruar asnjë mandat. Ndër to, Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt (3.8%) dhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit (2.5%) janë më të dalluarat, me PSD që ka rritur përqindjen me 1.6% krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.
Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka marrë deri më tani vetëm 0.7% të votave.
Lini një Përgjigje