
Përfaqësuesja e OSBE-së deklaroi se zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri u zhvilluan në mënyrë profesionale dhe ishin konkurruese, por u shënjuan nga një klimë e theksuar polarizimi politik.
Kandidatët patën mundësi të bëjnë fushatë, ndonëse u raportuan raste intimidimi dhe presione ndaj zgjedhësve, veçanërisht në sektorin publik. OSBE vuri gjithashtu në dukje se partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës, ndërsa dy partitë kryesore dominuan mbulimin mediatik. Procesi zgjedhor në përgjithësi ishte i qetë, me disa incidente të izoluara.
"Zgjedhjet parlamentare 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por ata ishin në një klimë të polarizuar. Kandidatët kishin mundësi të bëjnë fushatë, ndërsa disa raste intimidimi nga ta janë raportuar. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës. Ka pasur raportime për presione ndaj zgjedhësve, sidomos në administratë. Dy partitë kryesore ishin ato që kishin mbulim më të madh mediatik. Procesi ishte i qetë në tërësi, por kishte disa incidente të izoluara. Kishte sulme mes liderëve të dy partive të mëdha", tha përfaqësuesja e OSBE/ODIHR.
Ndërsa për SPAK, ajo tha se Prokuroria e Posaçme se kishte një rol pozitiv në hetimin e korrupsionit zgjedhor
“SPAK-u luajti një rol pozitiv në hetimin e korrupsionit zgjedhor. Ashtu si mekanizmi i ri mes SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ mundësuan një shkëmbim më të mirë informacioni, u pa se pati një efekt të mundshëm frenimi. Dhe si përfundim më lejoni t’ju siguroj se nga ana jonë jemi të gatshëm të bashkëpunojmë ngushtësisht me Parlamentin që do të zgjidhet dhe me të gjitha forcat politike dhe aktorët e tjerë të interesuarpër interesin më të mirë të popullit shqiptarë”, tha ajo.
Lini një Përgjigje