Kryesocialisti ka lënë porosi që kandidatët dhe deputetët do të kontaktojnë me qytetarët. Brenda 2 javësh do të krijohet një raport për t’i depozituar më pas në Bashki.
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste të gjithë kandidatët për deputetë, të listës të hapur dhe të mbyllur që në 11 maj garuan nën siglën e PS.
Mësohet se temë e diskutimit ka qenë evidentimi i problematikave me të cilat përballen qytetarët në qarkun e Tiranës.
Kreu i PS Edi Rama ka theksuar se deputetët duhet të zbresin në terren për evidentimin e problematikave, si dhe janë ngritur disa grupe pune për fushat: Hapësirat publike, shërbimet, parkimi, lejet e ndërtimit.
Kryesocialisti ka lënë porosi që kandidatët dhe deputetët do të kontaktojnë me qytetarët. Brenda 2 javësh do të krijohet një raport për t’i depozituar më pas në Bashki.
Sipas Ramës ministrat janë të gatshëm për të ndihmuar dhe dhënë zgjidhje.
Raportohet po ashtu se Rama ka lënë të hapur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë Tiranë.
“Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë” citohet të ketë thënë Rama. Kjo dilemë e kryeministrit për drejtimin e bashkisë më të madhe në vend lidhet edhe me atë se çfarë do të vendosë Gjykata e Lartë për apelin e kërkuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli.
Lini një Përgjigje