
Procesi i votimit në vend ka përfunduar dhe priten të dhënat zyrtare të KQZ. Sa i takon të dhënave të orës 18.00, pjesëmarrja në zgjedhje është 36.2 për qind.
Bashkia me pjesëmarrjen më të lartë është Bashkia Fushë Arrëz me 54 për qind. Më pas vjen Puka me 52.4 për qind dhe Kukësi me 52 për qind.
Bashkitë e tjera ku pjesëmarrja është mbi 50 për qind janë: Pusteci, Skrapari.
Bashkia me pjesëmarrjen më të ulët është Vlora, me 23 për qind. Më pas janë Finiqi, Dropulli, Kuçova, Fieri, Korça, Saranda.

Lini një Përgjigje