
Qytetarët shqiptarë kanë votuar sot për përfaqësuesit e tyre në pushtetit vendor. Në orën 19.00 ka përfunduar zyrtarisht procesi i votimit dhe shumë qendra janë mbyllur. Procesi vijon vetëm në ato qendra ku ka pasur persona në radhë.
Ajo që bie në sy është se pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë e ulët. Sipas shifrave të dhëna nga KQZ deri më tani, pjesëmarrja shkon afro 35 për qind.
Procesi i sotëm u shoqërua me mjaft probleme. Në mëngjes sistemi i identifikimit elektronik nuk punonte në shumicën e qendrave. Për pasojë votimi nisi me shumë vonesë. Në 530 qendra komisionerët bënë verifikim manual, pasi sistemi nuk u arrit të vihej në punë pavarësisht se janë paguar miliona euro.
Në këto zgjedhje u zhvillua votim elektronik në Elbasan, në Kamëz dhe në Vorë. Kjo do të thotë se për këto bashki rezultati do të mësohet brenda pak orësh.
Nga ky moment do të nisë transporti i kutive të votimit në vendet e numërimit dhe pritet që pas 3-4 orësh të nisë dhe numërimi nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve.
Lini një Përgjigje