Kryeministri Edi Rama ka vijuar me sulmet dhe akuzat ndaj dyshes Meta-Berisha. Ai u ndal këtë pasdite në Tepelenë, ku sërish dërgoi mesazhe të drejtësia se Meta e Berisha duhet të hetohen. Nga ana tjetër ai ju ka vënë dhe një nofkë të re. Sipas tij, ata janë çifti “Salike”.
“Ku e gjejnë ata pafytyrësinë që të vënë kandidat këtu. Nuk duhet të kishin vënë fare. Për çfarë i vënë? Që të vijnë të sjellin prapë plehrat? Ju kujtohet si ishte Tepelena ku liheshin plehrat rrugëve? Sot nuk shikon një copë letër në rrugë sepse janë bashkuar bashkë edhe kujdesi i bashkisë edhe komunitetit. Një emër ka ai çift, Salike non-grata. Nuk ka shans më për t’ju dhënë më gjë shqiptarët. Ata duhet t’u japin llogari shqiptarëve para drejtësisë për borxhet që u kanë shqiptarëve. Që nga borxhet e gjakut deri tek ato të hidrocentraleve. Mos kini dyshim, drejtësia vonon por ka gjithmonë e më pak shanse të harrojë”, tha Rama.
Një ditë më parë në një emision, Rama paralajmëroi SPAK se nëse nuk heton Gërdecin, “21 Janarin” dhe paratë ruse të Kryemadhit, atëherë ai e shumëzon me zero.
Lini një Përgjigje