TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Maj 2023, 21:33

Nisin krisjet e para, Baçi ja faturon PL-së humbjen: Emri i Metës në fletën e votimit na penalizoi

Shkruar nga Pamfleti

Nisin krisjet e para, Baçi ja faturon PL-së humbjen: Emri i

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi u shpreh se një nga shkaqet që solli atë rezultat për opozitën në 14 maj, ishte emri i Ilir Metës në fletës së votimit.

 Në një intervistë për “A2CNN”, ai shtoi se kjo ishte penalizues, pasi shumë demokratë duke mos parë emrin e Berishës në fletë, vendosën të bojkotojnë zgjedhjet.

Mungesa e emrit të Sali Berishës ishte shumë ndikuese në mënyrën se si do të votonin shumë qytetar, duke mos parë emrin e Berishës si kryetar i PD, dhe kam raste që kanë bojkotuar, se thonin ku të vete të votoj se nuk po gjej as PD dhe as Sali Berishës dhe kjo ka qenë kosto, ishte një mënyrë që shumë qytetar nuk erdhën të votonin. Ishte penalizuese. Kishte qytetarë që nuk e identifikonin dot”, tha Baçi.

Kujtojmë se emri i Metës në fletën e votimit u vendos për shkak se Sali Berisha hyri në këto zgjedhje pa Partinë Demokratike, për shkak se gjykata i dha vulën Enkelejd Alibeajt. Në këto kushte, shpëtimi i Berishës për t’i regjistruar kanididatët në KQZ ishte pikërisht Ilir Meta.

baçi polici humbja

Lini një Përgjigje