TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shtator 2023, 10:30

Nis seanca plenare në Kuvend, Dashamir Shehu merr post të ri

Shkruar nga Pamfleti

Nis seanca plenare në Kuvend, Dashamir Shehu merr post të ri

Ka nisur seanca e radhës plenare ku do të diskutohen dhe votohen çështje të rendit të ditës.

Sipas procesverbalit të Kuvendit, në rend për t’u votuar janë disa projektligje për fondet e pensionit privat, për shtetësinë, për Gjykatën Kushtetuese, projektvendimi për zgjatjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore etj.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj në nisje të seancës tha se grupi Aleanca për Ndryshim, ka kërkuar që të ndryshoje kryesinë. Në krye të grupit do të jetë Dashamir Shehu.

"Kasëm Mahmutaj ka njoftuar largimin nga grupi parlamentar për Drejtësi dhe Integrim. Grupi Aleanca për Ndryshim ka ndryshuar kryesinë e tij. Dashamir Shehu, do të jetë kryetar i kreut të grupit", tha Felaj.

seanc kuvend dashamir shehu

Lini një Përgjigje