TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2023, 12:36

Nis protesta/ Berisha zbret në shesh për largimin e Ramës, por “sy e veshë” tek Gjykata e Apelit

Shkruar nga Pamfleti

Nis protesta/ Berisha zbret në shesh për largimin e Ramës, por

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe aleati i tij Ilir Meta, kanë zbritur sërish në shesh sot, duke kërkuar largimin e Edi Ramës. Ndonëse skandali “McGonigal” u sfumua, dyshja opozitare është kapur pas kësaj dhe duket se kjo do të jetë kauza e re. Qytetarët fillimisht u mblodhën te sheshi “Skënderbej” dhe para selisë së PD, më pas ata u nisën drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Por edhe pse protesta bëhet kundër Ramës, në fakt Berisha është sy e veshë te Gjykata e Apelit. Pak metra sipër godinës së PD, po mbahet një seancë gjyqësore shumë e rëndësishme. Gjykata e Apelit po shqyrton ankimimin e Alibeajt për statutin e miratuar nga Agron Zhukri dhe vendimi sot mund të përcaktojë fatin politik të Berishës. Nëse Apeli i jep të drejtë Alibeajt, Berisha nuk është kryetar i PD dhe nuk futet dot në zgjedhje. Edhe protesta e sotme duket se ka lidhje pikërisht me gjyqin që po zhvillohet atje.

Nis protesta/ Berisha zbret në shesh për largimin e Ramës, por

Berisha doli nga selia nën masa të shumta sigurie, ndërsa Meta gjithashtu ju bashkua tubimit më vete, i shoqëruar me deputetë dhe përfaqësues të PL. Pasi doli nga selia, Meta nisi sulmet ndaj Ramës. “Mbrojtje deri në fund e demokracisë, ky është misioni dhe do të përmbushet. Protesta lidhet me është më ekzsitenciale të demokracisë, pluralizmit dhe natyrisht për çështjen e gjykatës, ajo ka folur, vendimi është bërë publik prej një viti. Ne jemi të ftuar në këtë protestë dhe dinamika e saj do të tregojë angazhimin e popullit opozitar për të triumfin e revolucionit paqësor”, tha ai.

Ndërkohë protesta e sotme duket se është njësoj si ato që kemi parë deri më tani. Para Kryeministrisë do ketë persona që do flasin dhe në fund do jenë Meta e Berisha që do mbyllin tubimin.

Aulon Kalaja çel protestën e opozitës

Protestën e hapi gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ku ka ngritur alarmin se është vendosur në pikëpyetje ekzistenca jonë.

"Qeverisemi nga dikush që është i palidhur dhe i pakushtëzuar nga ligji. Nga dikush me parime bizantine dhe ajo që i pëlqen këtij, ka fuqinë e ligjit. Çdo pushtet buron prej Kryeministrit. Por agjenda e tij ka avancuar. Grabitja është tejkaluar. Ai është hedhur në ekspansion për të vrarë demokracinë", theksoi Kalaja në fjalën e tij.

Dule dhe Salianji i bashkohen protestës, mungojnë deputetët e Alibeajt

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule është parë ditën e sotme në mes të turmës së protestueseve në tubimin e thirrur nga opozita para Kryeministrisë. Ai është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të kandidimit të Fredi Belerit në Himarë.

Ndërkohë bie në sy se në shesh kanë shkuar anëtarët e “Foltores” dhe mungojnë deputetët që janë rreshtuar krah Alibeajt. Një ndër emrat që luan sa andej e sa këtej është Ervin Salianji, i cili është parë në protestë.

Berisha vijon me të njëjtën retorikë: Revolucioni do ta rrëzojë monizmin

Ish-kryeministri ka vijuar me të njëjtën retorikë në protestën e sotme.

Ai ka marrë fjalën në tubimin që po zhvillohet para Kryeministrisë dhe ka kërcënuar dhe sulmuar kryeministrin. Edhe sot revolucioni nuk ngjiti dhe sërish pati kërcënime.

Të dashur qytetarë të pranishëm në këtë protestë, zonja dhe zotërinj, së pari një përshëndetje të përzemërt, mirënjohje të pakufijshme për të gjithë ju në këtë protestë madhështore që keni lënë çdo gjë dhe keni ardhur nga të katrat anët e Tiranës dhe Shqipërisë, në një protestë të revolucionit demokratik. Një protestë me të cilën ne jemi të vendosur t’i shkurtojnë orët dhe ditët e muajt kësaj qeverie antishqiptare, me në krye Edi Ramën. Ai vite më parë flakte si leckë flamurin amerikan dhe rektutonte sikur të ishte siamez dhe Lukashenkon. Një vit më parë zhduku nga faqja e dheut flamurin e NATO-s, aleancën kryesore të paqes dhe sigurisë. Ai synon që pas 10 vitesh këtu të ketë pallate bosh dhe kampe refugjatësh. Ky revolucion nuk do ndalet deri në rrëzimin e monizmit”, tha ai. 

Dorëzohet Meta: Ramën do ta rrëzojmë me zgjedhje!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga protesta e opozitës tha se kryeministri Edi Rama është i tmerruar. Gjatë fjalës së tij Meta u shfaq i ‘dorëzuar’, pasi si duket kishte hequr dorë nga kërcënimet për ta marrë pushtetin me çdo mjet. Ai tha se do e rrëzojnë këtë qeveri me protesta dhe zgjedhje.

Të dashur motra dhe vëllezër, zonja dhe zotërinj, qytetarë që keni sfiduar dhe shiun dhe motin, por mbi të gjitha regjimin më të urryer në kontinent sa i takon të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Regjimin më të korruptuar në kontinent, regjimin që është lider dhe vetëm për shpopullimin e vendit, që ia ka kaluar edhe Bjellorusisë së Lukashenkos, sa i takon mungesës së investimeve për kapitalin njerëzor dhe për mundësitë që duhet t’u ofrohet të rinjve. Jemi sot këtu në vazhdim të angazhimit tonë të pathyeshëm për ta rrëzuar këtë regjim me zgjedhje dhe protesta. Jemi këtu se këtij të marri nuk i mjafton uzurpimi i PS që e shndërroi në një bandë plaçkitëse me deputetë që janë vetëm kartonë dhe nuk kanë asnjë bindje politike dhe asnjë kujtesë sa i takon të kaluarës. Kërkon të marrë edhe vulën e PD. Ky njeri me probleme të mëdha mendore, karakteriale, politike po e po, sot është në panikun e presioneve nga më mafioze nga ata që kërkojnë të rrëzojnë të gjitha kolonat e pluralizmit. Por sot ai është më i mjerë se këdo tjetër. Shikoni çfarë ka bërë shoqërisë tonë, familjeve shqiptare duke i shkaktuar plagët më të rënda sociale”, tha Meta.

protesta berisha meta

Lini një Përgjigje