TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Mars 2024, 14:16

"Nesër dorëzojmë faktet", Bardhi thirrje kreut të SPAK: Të rihapet dosja e Xibrakës dhe të hetohet Olsi Rama!

Shkruar nga Pamfleti
"Nesër dorëzojmë faktet", Bardhi thirrje kreut të
Gazment Bardhi

Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, i ka bërë thirrje kreut të SPAK Altin Dumanit, që të rihapë dosjen e Xibrakës.

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së së Rithemelimit,  shprehet se pjesëtari i organizatës kriminale në Xibrakë, që është i paidentifikuar, është Olsi Rama. Kjo, sepse në dosje është një 45-vjeçar, që ngjan me Olsi Ramën dhe ai ka përdorur të njëjtën makinë me trafikantët e që nuk është identifikuar nga policia.

“Të hapet sërish dosja Xibraka, të hetohet roli i Olsi Ramës për laboratorin e drogës. I drejtohem kreut të SPAK Altin Dumani, prova është dosja. Ndërsa për Edi Ramën kam një pyetje se përse krerët e organizatës kriminale përdorën me Olsi Ramën të njëjtën makinë.

Thelbi i çështjes është se çfarë bën Olsi Rama në të njëjtën makinë, ku kanë udhëtuar edhe kriminelët. Është koha që kryeministri të provojë mjerimin e së vërtetës dhe të çlirohet nga banditët dhe trafikantët”, deklaroi Bardhi.

 

Lini një Përgjigje