TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Tetor 2025, 13:32

Ndryshime Kushtetuese me Ramën? Berisha gati për pazarin e radhës

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshime Kushtetuese me Ramën? Berisha gati për pazarin e radhës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nëse është gati të ulet në një tryezë me kryeministrin Edi Rama për ndryshime në Kushtetutë.

Kryedemokrati u përgjigj se është gati, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë kompleks. Duket se ai ka hequr dorë nga revolucioni për përmbysjen e qeverisë.

Berisha u shpreh do të ishte dakord për ngritjen e 2 dhomave në Kuvend, atë të senatit dhe atë të parlamentit dhe rrjedhimisht edhe pakësimin e numrit të deputetëve.

Vetë mazhoranca ka propozuar që numri i deputetëve në Kuvend, të reduktohet nga 140 në 101. Por, Berisha nuk bie dakord për reduktimin e numrit të bashkive në vend.

“Nuk ka asgjë për pjekje Kushtetute, reformat janë, por nëse është problemi për të përcaktuar senatin në Kushtetutë, po jam gati. Nuk ka asnjë kompleks.

Unë jam dakord, sepse sadopak, por nëse ndërton senatin, jo si institucion bllokues, por frenues, atëherë bën një të mirë. Senati është i dobishëm, shumë vende e kanë. Për zvogëlimin e numrit të bashkisë nuk jemi”, u shpreh ai.

 

1 Komente

  1. G
    GKS

    Redaktorit Lutem korigjoni gjuhen zyrtare. "Kryedemokrati"? Eshte fyerje per te gjithe ata qe enderojne dhe deshirojne DEMOKRACINE!!! Saliu eshte Kryetari i Partise se Tije!!!

    Lini një Përgjigje