TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Tetor 2025, 13:05

Debate në Komsionin e Edukimit, Boçi: Kumbaro të japë llogari, s'mund të sjellë përfaqësues të saj

Shkruar nga Pamfleti

Debate në Komsionin e Edukimit, Boçi: Kumbaro të japë

Mbledhja e Komisionit të Edukimit në Kuvend ditën e sotme është shoqëruar me debate.

Shkak është bërë mbledhja e fundit, ku ministrja e arsimit Mirela Kumbaro refuzoi të shkonte në seancë dëgjimore dhe pavarësisht se kryetari i komisionit Luçiano Boçi shtyu mbledhjen deri në prezencën e saj, maxhoranca përdori fuqinë e kartonit për ta vijuar e vetme seancën.

Boçi refuzoi të miratonte procesverbalin e kësaj mbledhje duke e cilësuar nul dhe të pavlefshme. Kjo solli debate e përplasje mes Boçit e deputetes socialiste Evis Kushi. 

Deputetët e opozitës kërkuan që Kumbaro të japë llogari sa më parë në Komision për situatën e arsimit në vend.

Lini një Përgjigje