TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Korrik 2023, 21:28

Ndarja e PD-së në 3 pjesë, Baçi: Basha s’mund ta uzurpojë partinë, jemi 49 deputetë të Grupit Parlamentar përballë 7 të Lulit

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja e PD-së në 3 pjesë, Baçi: Basha s’mund ta

Deputeti demokrat Luan Baçi i ka cilësuar ngjarjet e fundit mes kolegëve të tij në Partia Demokratike zyrtare, si tepër pozitive.

I ftuar në emisionin në “Debat”, në A2CNN, Baçi deklaroi se tashmë ish-kryetarit Lulzim Basha i kanë mbetur vetëm një numër shumë i vogël deputetësh që e mbështesin dhe se nuk mund ta uzurpojë partinë me aq pak përkrahje.  

Grupi i deputetëve që vazhdon të mbështesë Bashën janë me gishtat e dorës. Pjesa e tjetër konteston fuqishëm mënyrën sesi Basha kërkon të uzurpojë sërish kreun e partisë”, tha ai.

Baçi foli po ashtu për një bashkim të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Sipas tij, janë 49 deputetë përballë rreth 10 ligjvënësve të tjerë që mund të mbështetin ish-kryedemokratin Basha.

Nuk i lëmë më hapësirë diskutimi, as gjykatës që po e mban peng. Po zvarrit gjyqin e PD-së,” shtoi ai.

Teksa theksoi se grupimi në të cilin ai bën pjesë nuk do të bashkëpunojë asnjëherë me Lulzim Bashën, Luan Baçi shtoi se nëse ai do të rikthehet sërish në krye të PD-së, “Rithemelimi” mund të dalë me një emër të ri dhe të vijojë me “historinë dhe shumicën e demokratëve.”

baçi basha pd

Lini një Përgjigje