TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2025, 17:19

"Narkobanditi Rama, iu detyroi të merrni rrugët e botës", Alizoti: Vota e diasporës historike më 11 maj

Shkruar nga Pamfleti

"Narkobanditi Rama, iu detyroi të merrni rrugët e

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë në Itali të regjistrohen masivisht, si e vetmja mundësi për të mposhtur qeverinë Rama dhe bandën e tij më 11 maj.

Nga takimi në Brescia të Italisë, Alizoti tha se askush nuk dëshiron të lërë vendin, familjen, miqtë e të afërmit, por një qeveri e drejtuar nga narkobanditi Rama, i ka detyruar ata të marrin rrugët e botës.

Alizoti theksoi gjithashtu se koha e shkurtër e lënë në dispozicion për emigrantët për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit, është e qëllimtë, pasi sipas tij, sa më në vështirësi të jenë, aq më agresivë e hileqarë do të bëhen.

"Diaspora është ajka e atij kombi të vogël, me një histori të dhimbshme e zemër të madhe. S’ka shqiptar që s’ka marrë rrugët e botës për të kërkuar fatet e tyre. Në momentin kur njeriu ik diku tjetër, njeriu s’e ka më familjen, gjuhën, shokët, fëmijërinë me vete, është në një botë tjetër. Fatkeqësisht jemi kombi ku më shumë se gjysma është jashtë e pakica në shtëpi. Shqiptarët s’jetojnë dot pa shqiptarët. Ne s’duhet të përcjellim prindërit tanë, e pse s’duhet të jetojmë me ta?! Sepse kanë vendosur një tufë maskarenjsh që të qeverisim?

Si mundet kryeministri të këtë mik Vuçiç, armikun e shqiptarëve të Kosovës e të mos ketë mik kryeministrin Kurti?! Jemi kombi më vital e energjik në botë. Pse s’janë të suksesshëm në shtëpinë e tyre, pse ka marrë rrugët e botës për t’u ushqyer? Gjëja më e bukur e këtij takimi sot, është se është takim natyral, i vërtetë e jo me ministra e deputetë që vijnë nga Tirana. Është takim i lirë, që iu ka sjellë shpirti i lirë.

Rruga dhe vështirësia e një emigranti është më e madhja, më e paimagjinueshmja. Ju të gjithë së bashku, kemi një mision jetik. Kemi vetëm Shqipërinë, ajo sot është në udhëkryqin më të madh. Mbuloj qarkun e Elbasanit, vendi i profesorëve e gjuhës shqipe, kontrollohet nga disa banditë ordinerë, s’janë ata po është Rama. Berati, Durrësi, Shkodra, e gjithë Shqipëria të kontrollohet nga askushi?! Duhet të jeni ju.

Ju lutem regjistrohuni, qëllimisht kanë lënë kohë të shkurtër, të gjithë regjistrohuni që vota të jetë efikase. Ne jemi shumë, sa më në vështirësi të jenë këta njerëz të dëmshëm të kombit tonë, aq më agresivë e hileqarë do bëhen. Ne jemi partia e njerëzve të lirë, të vërtetë, s’jemi partia e Aranit Çelës që ekzekutonte njerëz. Ne si PD, po të mobilizohemi të gjithë, çajmë malet", tha Alizoti.

Lini një Përgjigje