TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2025, 13:07

Marrin fund pushimet për deputetët, Kuvendi rinis punimet nesër

Shkruar nga Pamfleti

Marrin fund pushimet për deputetët, Kuvendi rinis punimet nesër

Pas pushimeve dhe festave të fundvitit, Kuvendi i Shqipërisë i rikthehet punës. Të hënën më 20 janar, Kuvendi hap punimet e Sesionit të VIlI, të Legislaturës së X.

Zyra e shtypit të Kuvendit, njofton se seanca plenare do mbahet në orën 17:00.

Ju njoftojmë se seanca plenare e hapjes së punimeve të Sesionit të VIlI, të Legislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 20 Janar, ora 17:00. (Urdhër nr. 3, datë 16.01.2025, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje