TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Mars 2026, 12:55

“Nafta më shtrenjtë se në Zvicër", Berisha thirrje qytetarëve: Dilni në protestë, rritje e pajustifikueshme!

Shkruar nga Pamfleti

“Nafta më shtrenjtë se në Zvicër", Berisha

Kreu Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për reagim qytetar ndaj rritjes së çmimeve të karburantit, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe të dëmshme për familjet shqiptare.

Në një bashkëbisedim live në rrjetet sociale, Berisha theksoi se opozita do të paraqesë një paketë konkrete për uljen e çmimeve, por nënvizoi se kjo kërkon edhe reagim nga qytetarët.

“Ngrihuni qytetarë, mos pranoni këtë ndëshkim që shpreh urrejtje”, u shpreh ai.

Sipas tij, çmimi i naftës në Shqipëri është dukshëm më i lartë se në vendet e rajonit.

“PD zotohet para shqiptarëve se në republikën e Shqipërisë nuk do të mund të shitet kurrë litër nafte më shtrenjtë se në Kosovë dhe RMV, ku çmimi është rreth 60 për qind më i ulët se në Shqipëri”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se ndikimi i çmimit të karburantit shkon përtej përdoruesve të automjeteve, duke prekur të gjithë ekonominë.

“Nafta nuk ndikon vetëm te ata që kanë vetura… ndikon te çdo produkt ushqimor dhe në koston e çdo prodhimi bujqësor”, tha kryedemokrati.

Berisha shtoi se niveli aktual i çmimeve është i pajustifikueshëm krahasuar me vendet europiane.

“Ata që kanë vetura marrin naftën me çmim të njëjtë ose pak më të shtrenjtë sesa Zvicra e Suedia, ndërkohë që rrogat atje janë 6 herë më të larta”, u shpreh kreu i PD.

Në përfundim, ai e cilësoi situatën si një barrë për të gjithë qytetarët dhe përsëriti thirrjen për reagim.

“Nafta është ndëshkim mbarë qytetar… dhe ftoj qytetarët të ngrihen në revoltë”, deklaroi Berisha, duke shtuar se paketa fiskale do të prezantohet në ditët në vijim.

“PD zotohet para shqiptarëve se në republikën e Shqipërisë nuk do të mudn të shitet kurrë litër nafte më shtrenjtë se në Kosovë dhe RMV, ku çmimi është rreth 60 për qind më i ulët se në Shqipëri. Ne e ndjekim me shqetësim situatën dhe i ftoj shqiptarët të reagojnë ndaj naftës, e cila është një nga faktorët më ndëshkues të atyre qindra mijëra familjeve që kanë vetura por edhe të atyre që kanë. Ata që kanë vetura marrin naftën me çmim të njëjtë ose pak më të shtrenjtë sesa Zvicra e Suedia ndërkohë që rrogat atje janë 6 herë më të larta. Ngrihuni qytetarë, mos pranoni këtë ndëshkim që shpreh urrejtje.

Sigurisht se kanë pak më shumë se të tjerët, pro nuk mund të vesh naftën ti se ka një veturë ai me të njëjtin çmim me Zvicrën. Nafta nuk ndikon vetëm te ata që kanë vetura, por ndikon nëpërmjet rritjes së çmimit të transportit te çdo qytetarë, ndikon te çdo produkt ushqimor, në koston e çdo prodhimi bujqësor për shkak se importet bujqësore kanë në bazë naftën. Nafta është ndëshkim mbarë qytetar, dhe ftoj qytetarët të ngrihen në revoltë. Ne do të vendosim atë regjim fiskal që bën të mundur që nafta në Shqipëri të shitet njëlloj si Kosovë dhe RMV, kemi përgatitur paketën, javën që vjen e paraqesim para publikut. Ama kjo kërkon edhe reagim qytetar", u shpreh Berisha.

2 Komente

  1. T
    Tony

    Pse ku e nxjerr naften dhe e ble ti kerric ne Tropoje? Perderisa blihet nga jashte shtrenjte do jete. Same shume ble aq me lire e ble e anasjalltas. Shumice -pakice. Me ate krom u mbajt Shqioperia, ku e keni tani e shkaterrove. Me ate bitum jane sfaltuar rruget e Parisit ku e ke tani, e gropose. Po pelhurat e stofrat e veshjet, po gorezat e lekures e xhupat e shtrenjte, po eksporti frutave e agrumeve ku o cove. Prishe fabrika e shkaterrove cdo gje o pis e leh si qen mistrec. Arritet deri aty sa filluat te shmbnin shkollat e te sulmonit ambulancat mjekesore e ne fund iu futet arkivave e kadastrave per te zhdukur identitetin e kombit sipas mesimeve te krushqise. Nuk ka me faqezi e te pafytyre se ky qe kafshe se nuk mund t'i thuash njeri.

    1. A
      ARGITA

      E shikon o SALI MUTI. Ky popull, do ta tregoje vendin , historia do beje punen e saj, O MISIONER MADHESHTOR, por mos harro, se ti dhe Ilir Kokemadhi do perfuni ne WC e historise

      Lini një Përgjigje