TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Qershor 2025, 19:09

Mungojnë 130 mijë vota, PD i kërkon KQZ të nisë verifikimin

Shkruar nga Pamfleti

Mungojnë 130 mijë vota, PD i kërkon KQZ të nisë

Partia Demokratike i kërkon KQZ-së nisjen e një verifikimi, ndërsa ngre pretendime se mungojnë 130 mijë fletë votimi në të gjithë vendin.

Kërkesa e PD për hetimin administrativ nuk ka lidhje me kërkesat për rinumërim votash nga ana e kandidatëve të saj.

Sipas PD-së, referuar shifrave të publikuara nga vetë KQZ, ka një diferencë prej mbi 130 mijë votash, mes fletëve që gjenden në kuti dhe atyre të printuara. Në kërkesën e PD flitet vetëm për fletët e përdorura brenda vendit.

Mungojnë 130 mijë vota, PD i kërkon KQZ të nisë

Më parë, demokratët akuzuan se në 11 maj u aplikua ajo që njihet si skema e ‘trenit bullgar’, por kjo akuzë është hedhur poshtë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kjo kërkesë në KQZ është depozituar paralelisht me një ankesë që kandidatë të ‘PD-ASHM’ i janë drejtuar Kolegjit Zgjedhor ku kërkojnë rinumërimin e votave preferenciale.

Lini një Përgjigje