TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Maj 2023, 11:52

Miratohet projektligji për rritjen e pagave, pro edhe opozita

Shkruar nga Pamfleti
Miratohet projektligji për rritjen e pagave, pro edhe opozita
Komisioni i ligjeve

Dy projekt ligjet e paketës ligjore të hartuara nga qeveria që synojnë rritje të pagave për adminitratën dhe institucionet e tjera kushtetuse dhe të pavarura janë miratuar ditën e sotme.

Dy pr/ligjet adresojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuse, e cila ka njohur si të drejtë ankesën e magjistratëve për një rivlerësim të pagave në bazë hireakie, ku presidenti është në krye të piramidës. Paketa ligjore e cila u diskutua të premten në komisionin e ligjeve, nuk parashikon rritje të pagës për deputetët dhe ministrat.

Dhe kjo ka sjellë debate mes deputetëve dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. 

Në fund, Komisioni i Ligjeve, si komision për dhënie mendimi, përveç miratimit të dy pr ligjeve, i sugjeron Komisionit të Ekonomisë dhe rishikimin e koeficcentëve të hirekisë së pagave, duke marrë parasysh se Kuvendi është institucioni më i rëndësishëm në vend.

Ministrja Delina Ibrahimaj u shpreh se rritja e pagave nuk ka lidhje me zgjedhjet e 14 majit. Në Komisioni e Ligjeve i tha deputetëve se s’duhet të hedhin akuza të pavenda ndërsa sqaroi se shpërblimi për pensionistët ishte i paralajmëruar.

Vota e qytetarëve për PS, nuk lidhet me ligjin e pagave, rritjen e pagave. Më vjen keq që ju e përdorni këtë ligj me akuza të pavenda. Qytetarët me rritje ap pa rritje pagash e kanë votuar PS. Ne kemi rritur ndër vite paga të mjekëve dhe infermierëve. Kjo nuk ishte hera e parë që u rritej paga mjekëve dhe infermierëve, por kësaj radhe po u bëjmë një rritje historike dhe kjo falë mundësisë financiare që kemi sot, e që nuk kemi patur dje. 5 000 lekëshi që morën pensionistët tani, nuk ishte i papritur. Nuk ishte mbështetja e parë dhe nuk është e fundit. Në dhjetor të vitit të shkuar kur ne propozuam ligjin për taksën e jashtëzakonshme, sqaruam se do shpërndahej për shtresat në nevojë dhe ketë taksë e shpërndamë kur e mblodhëm. Skema e pensioneve thoni se po dështon, ajo që deklarova s’ka lidhje me këtë, por ka lidhje rritjen e pensioneve… Për të rritur pensioneve, duhet bërë rishikim i skemës. Të thuash që po dështon është akuzë e madhe. Popullsia është në plakje, skema subvencionohet nga shteti. Ne jemi të shqetësuar për familjet me ndihmë ekonomike, një nga skemat është aftësimi i të rinjve në moshë pune, dhe po veprohet për identifikimin e aftësive, regjistrimit të tyre, kurset profesionale, por edhe punësimin e tyre pas kësaj. Unë do ju jap një shkresë me rritje të pagave të mjekëve dhe infermierëve dhe se si do u rritet sërish pagave në fund të vitit 2023”, tha Ibrahimaj.

miratohet projektligji për rritjen e pagave

Lini një Përgjigje