TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Korrik 2024, 17:24

Miratohen mes kaosit ndryshimet në qeveri, Elisa Spiropali merr drejtimin e Parlamentit

Shkruar nga Pamfleti

Miratohen mes kaosit ndryshimet në qeveri, Elisa Spiropali merr drejtimin e

Spiropali u zgjodh me 75 vota pro dhe 4 kundër Kryetare Kuvendi. 

Janë miratuar mes kaosit ndryshimet në qeveri. Kryeministri Rama lëvizi Taulant Ballën, teksa largoi Niko Peleshin dhe Ervin Meten. Në vend të tyre u propozuan 3 emra të rinj.

Pas dekretimit nga Presidenti, në orën 17:00 nisi një sencë e posaçme plenare në Parlament për votimin e ministrave të rinj.

Por opozita sulmoi kryeparlamentaren Nikolla dhe kryeministrin Rama, duke shkatuar tensione. Ishte Bardhi që u përplas me Nikollën, duke e akuzuar se gënjeu që u largua nga posti sepse është sëmurë. Më pas opozita bllokoi foltoren.

Por kjo nuk e ndali Nikollën të hedhë në votim ndryshimet në qeveri. Ndryshimet u miratuan me shumicë votash, teksa po ashtu Bledi Çuçi u zgjodh nënkryetar i Kuvendit.

Më pas u tentua votimi me kuti për kryetaren e re të Kuvendit, zonjën Elisa Spiropali. Por duke qenë se opozita bllokoi zonën ku bëhet votimi, u kalua te votimi elektronik i fshehtë. Spiropali u zgjodh me 75 vota pro dhe 4 kundër Kryetare Kuvendi. 

Miratohen mes kaosit ndryshimet në qeveri, Elisa Spiropali merr drejtimin e

Sa u takon ndryshimeve në qeveri, surprizë është largimi i Taulant Ballës nga ministër i Brendshëm një vit pas emërimit në një prej dikastereve më të rëndësishëm. Megjithatë, Balla nuk do të largohet nga kabineti, edhe pse këtë herë do të jetë ministër pa portofol, teksa do të zëvendësojë Elisa Spiropalin si ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ministri i ri i Brendshëm do të jetë Ervin Hoxha, i cili deri më tani mbante detyrën e kryeinspektorit të IMT. Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë Pirro Vëngu, i cili deri më tani ka mbajtur detyrën e drejtorit të Autoritetit Portual Durrës. Ministri i ri i Financave do të jetë Petrit Malaj, i cili zë vendin e Ervin Metes. 

Dy deputetët e PDIU-së, Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi kanë tradhtuar opozitën në votimin e seancës së sotme. Për miratimin e ministrave të rinj, Pirro Vëngu, Ervin Hoxha dhe Petrit Malaj dy deputetët e PDIU-së abstenuan.

Ndërsa për zgjedhjen e Taulant Ballës, si ministër i ri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Doda dhe Idrizi votuan pro.

Rezultatet e votimit

Pirro Vengu, ministër i Mbrojtjes- 77 pro, 2 abstenim- deputetët e PDIU, 13 kundër;

Ervin Hoxha, ministër i Brendshëm- 76 pro, 2 abstenim -deputetët e PDIU, 11 kundër;

Taulant Balla, ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin- 78 pro, 9 kundër;

Petrit Malaj, ministër i Financave- 77 pro, 2 abstenim, 14 kundër;

Elisa Spiropalikryetare Kuvendi- 75 vota pro dhe 4 kundër.

Bledi Çuçi, nënkryetar i Kuvendit- 77 vota pro, 9 kundër, 1 abstenim.

Lini një Përgjigje