
Sali Berisha dhe Ilir Meta ishin këtë pasdite në Lezhë, ku mbyllën fushatën për zgjedhjet vendore.
Kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se ka ardhur koha që Lezha t’i japë vendin e merituar Partisë Socialiste. Meta theksoi se thirrja e kryeministrit për të mos votuar të dielën është një arsye më shumë për të dalë në votime dhe për t’i dhënë fund vjedhjeve të kësaj bande.
“Kam takuar shumë lezhjanë këto ditë që kanë ardhur nga Lodra, Anglia, Belgjika dhe Italia dhe që më kanë thënë: Kemi ardhur se o sot, o kurrë. Ishte kënaqësi e madhe për mua gjatë kësaj fushate të njihja një nga protagonistët më të mrekullueshëm.
Doktor Pashk Gjoni, emri i tij bashkoi demokratët dhe socialistët që janë të zhgënjyer nga ky sekt përjashtues. T’i shërojmë plagët e Lezhës, njëherë e përgjithmonë që të bashkojmë të gjithë lezhjanët. Kam një lutje për të gjithë lezhjanët, dhe të gjithë shqiptarët. Ne që jemi këtu çfarë mund të presin për të thënë fjalën tonë. Si mundet një kryeministër të thotë mos votoni?
Kjo është një arsye më shumë për të votuar dhe për t’i dhënë fund vjedhjeve të kësaj bande. Jam edhe njëherë tjetër këtu për të thënë se Lezha do të jetë përjetësisht e Besëlidhjes. Do i tregojë vendin besëprerëve. Votoni për doktor Pashkë Gjonin, për demokracinë për Besëlidhje. Fitore”, u shpreh Meta.
Lini një Përgjigje