TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2023, 18:26

“Drejtësia vegël e PS”, Berisha akuza Ramës nga Kurbini: Kërkon të mbulojë hallet e popullit me tallava

Shkruar nga Pamfleti

“Drejtësia vegël e PS”, Berisha akuza Ramës nga

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit elektoral në Kurbin, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, për të cilën tha se po vjedh shqiptarët. Ai shtoi gjithashtu se Rama me anë të tallavas dëshiron të fshehë problemet reale të popullit.

Berisha nuk la pa sulmuar dhe drejtësinë, që sipas tij është kapur nga Rama dhe është kthyer në një seksion të Partisë Socialiste.

Kandidatët tanë janë takuar me ju, kanë paraqitur programe për problematikat tuaja. Me qëllim që jetën tuaj ta ndryshojnë. Pala tjetër ka paraqitur dancin e saj në buzuk. Le të kërcejë ajo në buzuk, por qytetarët kanë probleme të tjera.

Problemi është se danci i tyre nuk zgjidh hallet e qytetarëve. Me dancing e tyre ata duan të fshehin injorimin që i kanë bërë komunitetit. Duan të fshehin rrogat që paguajnë në Spanjë, drejtorët e emëruar në bashki.

Ata që ndërtojnë rrugë me 24 milionë euro kilometrin, në një kohë që rruga kushton 2 milionë euro, kanë vjedhur 22 milionë euro. Ata nuk kanë kufij. Të gjitha këto i bëjnë me dokumenta, sepse kanë future drejtësinë në thes. E kanë shndërruar në një seksion të PS-së. Ju bëj thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në votime, Edi Ramën e ka kapur tmerri nga vota juaj. Fitore Behar Haxhiut”, u shpreh Berisha.

berisha sulmon drejtësinë

Lini një Përgjigje