
Rakip Suli e tregoi edhe një herë sot se në çfarë derexheje ka rënë Kamza. Rama ishte sot sërish në Kamëz për të mbyllur fushatën dhe ai që goditi ishte Rakip Suli, i cili duke bërtitur dhe duke mos shqiptuar gjysmat e fjalëve arriti dhe ju ul në gjunjë Edi Ramës. “Lëpirja” arriti deri aty sa ai e krahasoi veten me Ramën përmes shprehjes popullore “njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën”.
“Do u lutesha vetëm një sekondë, mendoni 30 vite qeverinë, bashkinë e Tiranës dhe Kamzës i kishin ata. Një urë nuk pamë. A do ishte e mundur pas mbështetjen e jashtëzakonshme të kryeministrit Edi Rama. Njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën. Nder dhe privilegj që Kamza sot ka dhe deputetete kryetaren e parlamentit. Të dy bashkë jemi si shqiponja me dy kokë”, u shpreh ai.
Por Rama u tall me fjalimin e tij, duke thënë: “Rakipi është i vetmi orator që unë kam zili, sepse është i vetmi që flet më gjatë se unë”.
Lini një Përgjigje