Kreu i shtetit, Bajram Begaj në konferencën për shtyp me Presidentin polak ditën e sotme është pyetur në lidhje me çështjen e detit dhe për faktin nëse do ta firmosë apo jo autorizimin për nisjen e bisedimeve në gjykatën e Strasburgut.
Begaj tha se ka në zyrën e tij një kërkesë nga Ministria e Jashtme.
“Aktualisht me Greqinë fqinje, kemi një çështje të hapur me Greqinë. Kam një kërkese nga ana e Ministrisë së Jashtme, që është e shoqëruar me një relacion shpjegues. Si president i Republikës, në zbatim të detyrimeve kushtetuese, këtë kërkesë e vlerësoj me seriozitetin maksimal. Besoj se është një çështje që duhet të gjejë zgjidhje. Zgjidhja e saj është e bazuar në Kushtetutë, në vendin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, në ligjet e brendshme dhe në rregullat e fqinjësisë së mirë. Greqia është partner strategjik i yni dhe partner ekonomik. Kemi komunitetin shqiptar në Greqi dhe atë grek në Shqipëri, që janë ura të kësaj miqësie. Me kryeministrin Rama jam takuar disa herë. Janë diskutuar tema në lidhje me sigurinë kombëtare, shërbimin e jashtëm. Komunikimi është institucion. Mënyra se si takohemi është e tillë.”, tha ai.
Presidenti foli gjithashtu edhe për zjedhjet e 14 Majit , ku tha se partitë politike dhe kandidatët e shpërfillën thirrjen e tij për të mos përdorur retorikë politike.
Begaj tha se 14 Maji është një sfidë për të gjitha institucionet shqiptare.
Presidenti shtoi se zgjedhjet e lira nuk janë kusht nga BE, por detyrim ndaj qytetarëve.
“Zgjedhjet janë një mundësi ku qytetarët e shprehin vullnetin e tyre përmes votës. Standardi i zgjedhjeve ndikojnë në procesin e integrimit në BE. Janë sistem matës për BE. 14 maj është sfidë për ne dhe institucionet. Zgjedhjet nuk janë të partive politike, por të qytetarëve. Të gjithë kandidatët, partitë politike, s’duhet t’i shpërfillin qytetarët. Siç ndodhi me thirrjen e presidentit, ku retorika duhet të ishte e vetëpërmbajtur, dhe mos të ishte retorikë e panevojshme. Për mua sot, 3 ditë para zgjedhje, është me rëndësi që të bëj thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje. Pjesëmarrja në zgjedhje është e drejtë kushtetuese, detyrim për kombin. Çdo qytetar dhe të ushtrojë të drejtën e votës, pushtetin e votës, për të zgjedhur. Administrata zgjedhore ka rëndësi në këtë proces. Çdo faktor tjetër i rëndësishëm duhet të angazhohet që të realizojë zgjedhje transparente. Ky nuk është kusht që na e vendos BE apo Polonia, Por detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë. Standardi duhet të jetë i përsosur, jo pak më i mirë se zgjedhjet e mëparshme. Nëse retorika e panevojshme vazhdon edhe pas procesit zgjedhor përgjegjësia do të jetë e forcave politike dhe e institucioneve.”, tha ai.
Lini një Përgjigje