TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Qershor 2026, 16:47

"Më quajnë djall", Rama tenton të bëjë ironi me protestuesit: Ju më uroni vdekjen, mua më shtohet jeta

Shkruar nga Pamfleti
"Më quajnë djall", Rama tenton të bëjë ironi
Edi Rama

Edi Rama ka komentuar protestat që po zhvillohen prej nëntë ditësh përpara Kryeministrisë, ku ka tentuar të ironizojë tubuesit.

Gjatë konferencës me gazetarët e BE-së, Rama tha se mes protestuesve ka persona me motive dhe qëllime të ndryshme, duke përmendur si ata që e kundërshtojnë politikisht, ashtu edhe qytetarët që shprehin shqetësime për çështje të caktuara.

“Ka shumë njerëz të ndryshëm që protestojnë në rrugë. Ka shumë që bërtasin 'vdekje Edi Ramës'. Mesazhi im për ta është: vazhdoni se më shtohet jeta!”, deklaroi kryeministri.

Ai u ndal edhe te qytetarët, që sipas tij, marrin pjesë në protesta për shkak të shqetësimeve reale, duke u shprehur i gatshëm për dialog.

“Ka të tjerë njerëz që duke qenë se kanë lidhje me grupime, ambicie politike, ka njerëz që vijnë se janë të shqetësuar. Nëse jeni vërtet të shqetësuar, le të flasim”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se, një pjesë e protestuesve refuzojnë dialogun për shkak të perceptimit që kanë ndaj tij.

“Kur them të flasim, përgjigjja e tyre është që nuk flasim kurrë me të se është një djall që na ndryshon këtë fuqi. E kam këtë fuqi, por nuk është fuqia ime, por e fakteve”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje