Kryebashkiaku i burgosur i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit, ka publikuar një video në TikTok me një mesazh të shkurtër.
Në llogarinë e tij në TikTok Veliaj ka pubikuar disa mesazhe e të koduara, teksa po mbahet në qeli ende pa asnjë akuzë zyrtare nga SPAK.
“Të më arrestosh dhe të përpiqesh të më poshtërosh, e di që të ka bërë të ndihesh mirë. Por karma gjithmonë e gjen rrugën për t’u kthyer, edhe nëse vonohet. Shpresoj vetëm që ata të jenë aq të fortë sa isha unë” është mesazhi që ka shpërndarë Veliaj në videon në TikTok, video që shoqërohet me këngën e Rihanna-s në sfond, ku dëgjohet fraza: “A man!” (Një burrë).
Veliaj ndodhet në paraburgim prej më shumë se katër muajsh, nën hetim nga SPAK për korrupsion në procedura tenderimi.
Hetimi ndaj tij nisi pas një letre anonime dhe përfshin kontrata të dyshuara fiktive gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë Tiranë.
Lini një Përgjigje