
Opozita dhe mazhoranca kanë arritur konsensusin dhe kërkesat për informacion të miratuara sot janë dakordësuar me 4 ekspertët.
Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS është mbledhur sërish sot.
Ndryshe nga radhën e kaluar, kur PS e bojkotoi, kësaj radhe anëtarët socialistë janë paraqitur në mbledhje.
Në mbledhjen e sotme do të votohen kërkesat për informacion të propozuara nga ekspertët e komisionit.
Nënkryetari Toni Gogu deklaroi gjatë fjalës së tij se rikonfirmoi qëndrimin e mazhorancës për të kryer një hetim të plotë konform ligjit e larg retorikës politike.
“Për të treguar vullnetin tonë të palëkundur për të hetuar, kursyem retorikat politike dhe gjithë kohën e vumë në dispozicion të veprimeve proceduriale. Kaq ishte e gjitha, Ervin”, deklaroi Gogu.
Anëtarët e komisionit ranë dakord të miratojnë kërkesat e ekspertëve për të mbledhur informacion që do t’u dërgoheninstitucioneve në mënyrë që më pas të vijohet me planin hetimor.
Opozita dhe mazhoranca kanë arritur konsensusin dhe kërkesat për informacion të miratuara sot janë dakordësuar me 4 ekspertët.
Kërkesat për informacion, të përgatitura nga eskpertët, do t’u dërgohen Besnik Dervishit, komision për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, Taulant Ballës, ministër i Brendshëm, Muhamet Rrumbullakut, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kreut të SPAK Altin Dumanit dhe institucioneve të tjera informacionet nga të cilët i shërbejnë hetimit parlamentar.
Kujtojmë se në mbledhjen e kaluar, anëtarët e mazhorancës bojkotuan takimin.
Lini një Përgjigje