Sot është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste ku i pranishëm ishte edhe kryesocialisti Edi Rama.
Mësohet se është vendosur se në seancën e datës 14 dhjetor do të miratohet marrëveshja me Italinë për emigrantët pavarësisht se ishte përcaktuar në datën 22 dhjetor.
Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, socialistët kanë kërkuar gjithashtu të miratojnë ndryshimin e masave ndëshkimore në seancën e ardhshme parlamentare, më 14 dhjetor.
Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste ata kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve në mënyrë që të miratohet.
Kujtojmë se seanca e kaluar në Kuvend nuk ishte e zakonshme pasi opozita vijoi me skenarin e saj në Kuvend, duke hedhur tymuese dhe shashka.
Sakaq, mes kaosit u miratua buxheti i vitit 2024.
Lini një Përgjigje