Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha ka reaguar për arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe masës detyrim paraqitje për Sali Berishën.
Ka qenë anëtari i kryesisë së PD-së Besart Logu, që ka folur në lidhje me arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe masën detyrim paraqitje ndaj Sali Berishës, për aferën e privatizimit të klubit Partiazani.
"Zyrtarisht në diktaturë" thotë Foltorja. Po çfarë diktature more, se nuk të jep dikatori për tre muaj me rradhë çdo sallë të pallatit të kulturës apo kinoklub në Shqipëri pa pagesë vetëm që të rritesh politikisht. Nuk të shpërblen diktatori me kullë 65 kate, më të larten në ballkan. Nuk të arreston diktatori pas dhjetë vitesh në pushtet por sapo e merr atë. Diktatori nuk të mban në lojë por të nxjerr nga loja, madje duke shkelur rregullat që të japë mesazhin se jam unë që i vendos ato.Kështu që, po, jemi zyrtarisht në diktaturë! Jemi në diktaturën e ligjit e me diktator SPAK-un, organi që u krijua dhe ka mbështetjen e SHBA-BE! Dhe të tillë diktature e mirëpret çdo qytetar që me zor e mbyll muajin. E mirëpret çdo shqiptar që ka ikur dhe të tjerë që po mendojnë ikjen për shkak të politikës së mbrapshtë. E mbështet kushdo që nuk ka llogari të hapura me drejtësinë. Janë pro kësaj diktature miliona shqiptarë që duan ndryshimin dhe mbylljen e epokës së tranzicionit. Prandaj, kjo lloj diktature është më e bukura në historinë e njerëzimit sepse është diktatura që i kundërvihet pushtetarëve dhe jo qytetarëve.
Sundimin e ligjit dhe kulturën e ndëshkueshmërisë nuk e duan vetëm tre persona; Berisha-Meta-Rama bashkë bandat që i shkojnë nga pas. Për fat të mirë, janë shumë pak në raport me shqiptarët e ndershëm që i neverisin këto tre modele.
Praktikisht ka nisur era e ndryshimit dhe jam shpresëplotë se buzëqeshja do na rikthehet!'- shkruan Logu.
Sot SPAK dali me një njoftim zyrtar lidhur me akuzat që rëndojnë mbi ish-Kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, të gjitha përfitimet monetare që ka marrë Jamarbër Malltezi në cilësinë e investitorit, nga shoqëria Homeplan shpk, pa investuar tek kjo e fundit, e që i ka marrë para se të deklarohej si bashkëortak dhe më tej, pas vitit 2018, arrijnë në shumën 673 mln lekë, ose 5.4 mln euro.
Ndërkohë, ish-kryeministrit Sali Berisha, rezulton se ka pasur rol aktiv në nxitjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani në kundërshtim me ligjin, dhe në përfitim të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
SPAK shkruan në njoftim se nga hetimet, është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se, Sali Berisha ka konsumuar veprat penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Krahas kësaj, SPAk e akuzon Sali Berishën se ka përdorur administratën në varësi të tij si kryeministër për të realizuar përfitimin e dhëndrit Jamarbër Malltezi.
Lini një Përgjigje