TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Tetor 2023, 12:45

Akuzat e SPAK ndaj Berishës, Balliu: Në Shqipëri po rivendoset regjimi Hoxhist

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat e SPAK ndaj Berishës, Balliu: Në Shqipëri po rivendoset

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu tha se ajo që ka ndodhur me Sali Berishën ditën e djeshme nuk është ndonjë habi për opozitarët, pasi ai thekson se prej kohësh kanë deklaruar se në Shqipëri po rivendoset regjimi Hoxhist.

Balliu shprehet se “Arben Kraja dhe kandidati për deputet i Partisë Komuniste në vitin 1992 rikthehet si hero i drejtësisë Hoxhiste qe shkërmoqi presidenti Berisha.

“U rikthyen

Për opozitarët e vërtete ngjarja e djeshme nuk bën habi, pasi kemi deklaruar prej kohesh qe ne Shqipëri po rivendoset regjimi Hoxhist. Hetuesi dhe prokurori i diktaturës Arben Kraja dhe kandidati për deputet i Partisë Komuniste ne vitin 1992 rikthehet si hero i drejtësisë Hoxhiste qe shkërmoqi presidenti Berisha. Ironia është se Kraja nuk bën ndonjë gjë ndryshe nga çfarë ka bere gjate diktaturës. Edhe atëherë si sot kërkonte te izolonte qytetaret duke i marre pasaportën, madje dhe i arrestonte

Historia fakton, se ne çdo vend ku është vendosur diktatura goditet kryetari i opozitës, dje diktatura Hoxhiste është rikthyer me fëmijët e përdhunuesve dhe vrasëseve të shqiptarëve nga Kristaq Rama Kasem Balla te Edit Çuçit bën pikërisht atë çka provat historike na kanë paralajmëruar, goditën kryetarin e opozitës.

Fati i shqiptarëve dhe fatkeqësia e regjimit është se ndryshe nga vende të tjera në histori opozita nuk ka në plan të ndalojë apo të lëshojë pe kryetari i saj. Në fund të kësaj beteje të opozitës për Shqipëri, do të triumfojnë dhe vendi do të çlirohet përfundimisht nga kthetrat e errëta të kanaleve hoxhiste”, shkruan Balliu në Facebook.

akuza spak berisha balliu

Lini një Përgjigje