TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Tetor 2023, 12:02

Arrestimi i Malltezit, Indrit Hoxha: Rama nuk ia fali kurrë denoncimin e inceneratorëve

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Malltezit, Indrit Hoxha: Rama nuk ia fali kurrë denoncimin e

Anëtari i Rithemelimi, Indrit Hoxha ka reaguar në lidhje me masën e GJKKO-së për ish-kryeministrin Berisha dhe për arrestimin e Malltezit.

Ai tha se Rama nuk ia fali kurrë Malltezit, denoncimin që bëri para 7 vitesh për çështjen e inceneratorëve.

“Edi Rama nuk ja fali kurrë Malltezit denoncimin për çështjen e inceneratorëve 7 vite më përpara. Hakmarrja e pastër politike e Edi Ramës. Fatkeqësisht kemi pasur iluzionin qe kemi qenë në një sistem demokratik por jemi rikthyer sërish në diktaturë, arrestimet politike janë këmbanë alarmi shumë e fort për çdo qytetar shqiptar, koha për të përmbysur këtë regjim me përballje. Cilido që mendon që ky regjim ndryshohet me votë ka iluzion”, shkruan Hoxha në rrjetet sociale.

malltezi arrestim hoxha

Lini një Përgjigje