TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shtator 2024, 11:23

Majko shtyu gazetaren shtatzënë, Spiropali përplaset me Tabakun: Nuk jam në dijeni të këtij incidenti

Shkruar nga Pamfleti
Majko shtyu gazetaren shtatzënë, Spiropali përplaset me Tabakun:
Pandeli Majko

Pandeli Majkon rrallë herë e shohim që të nxehet apo të jetë i nevrikosur, aq më tepër me gazetarët.

Por këtë herë ai është shfaqur ndryshe, duke bërë një reagim jo fort të këndshëm.

Para nisjes së seancës parlamentare, Majko u pyet nga gazetarët nëse ndihet i rrezikuar që ai do të jetë në listën e hapur të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Për këtë episod, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku dënoi sjelljen e ish-kryeministrit Pandeli Majko që shtyu një gazetare në hyrje të Kuvendit, pasi nuk i pëlqeu pyetja.

“Një deputet ka shtyrë një gazetare që ishte edhe shtatzënë. Me gazetarët këto akte nuk i shkojnë këtij parlamenti” tha Jorida Tabaku.

“Nuk jam në dijeni të këtij incidenti” tha Spiropali.

“Si kryetare e Komisionit të Medias, gazetarja Eksiola Shehu është shtyrë nga deputeti Pandeli Majko. Kjo është sjelle e papranueshme. Kërkoni masa ndaj deputetit sepse ngjarja ka ndodhur brenda oborrit të Kuvendit” tha Ina Zhupa.

 

Lini një Përgjigje