
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar nëse është e mundshme një aleancë mes tij dhe grupit të Berishës.
I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, duke theksuar se fillimisht Rithemelimi duhet të sqarojë nëse është për lista të hapura në zgjedhje, Basha renditi edhe disa prej kushteve për të bashkëpunuar.
“Njerëzit presin të reflektojnë sot aktorët politikë. Sot Rithemelimi duhet të shprehet nëse është për lista të hapura apo jo. Ne kemi një bazë për të diskutuar.
Janë edhe 2 parime të tjera thelbësore, mbështetja pa kushte për drejtësinë. Dhe e treta është partneritet i pandërprerë me Perëndimin”, tha Basha.
Lini një Përgjigje