
Akuzat e Gazmet Bardhit se Olsi Rama ka lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë kanë nxjerrë nga shinat Edi Ramën.
Ky i fundit ishte sot në “Opinion” dhe gazetari e pyeti për deklaratën e Bardhit, i cili pretendon se ka të dhënat e TIMS që konfirmojnë lidhjet e Olsit me trafikantët.
Por Rama nuk la gjë pa thënë, duke mos u kursyer ndaj Bardhit.
Edi Rama: Para se të përfshihet vallai im në një çështje droge, jam unë i përfshirë në krim, dhunë në familje, pastrim parash dhe të gjitha të zezave dhe janë të dhënat e tyre të thëna dhe stërthëna pafundësisht. Kur gjendesh përballë një pyetje të tillë ka dy mënyra. Njëra është ajo që të vjen shqiptarçe që kur shikon një fytyrë njeriu që është fytyra e mirënjohur për opinionin publik dhe opinionin publik është i qartë për integritetin e asaj fytyre, ti kthesh përgjigjen shqiptarçe. Kjo përgjigje është vëllai i asaj që të ka bërë kokën. Por kjo nuk është përgjigjja ime. Kur të ngacmojnë deri në këtë pikë dhe të kujtojnë se barra më e madh e kësaj pune të shikosh familjen tënde të dhunuar. Të shikosh vajzën e cila punon në punë e vet, nuk përzihet kurrë me asnjë punë shteti. Nuk figuron asnjë herë nga asnjë lloj favori për shkak të detyrës sime. Kur sheh djalin, vëllanë, gruan, banë tënd të ikur në atë botë të dhunohen. Kur sheh mamanë tënde të dhunohet. Kjo është barra jote dhe është familja që paguan.
Ajo lloj fytyre është shëmbëlltyra kryesore e një shpërfytyrimi politik, moral në të gjitha aspektet që mishëron ai grup. Është shpërfytyrim në sytë e shqiptarëve. I njëjti zë ka thënë gjëra ekstreme për djalin e atij të cilit i ka vajtur i është ulur në prehër.
Lini një Përgjigje