Një ditë pas prezantimit të draftit për referendumet, kryeministri Edi Rama është takuar me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në Kryeministri.
Në fokus ka qenë strategjia e komunikimit.
Pjesë e takimit ka qenë gjithashtu edhe zv/kryeministrja Albana Koçiu, ministri i shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo dhe ministrja e shtetit Për Marrëdhëniet Me Parlamentin, Erjona Ismaili.
Ndërkohë sot në Vilën 30, Rama ka takimin e radhës me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe disa prej institucioneve të varësisë si kreu i AKSHI-t, Igli Tafa.
Lini një Përgjigje