TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2023, 16:35

Lehtësimi i akuzës për anëtarët e fisit Rraja, reagon Berisha: Skandal! Felo-Prokuroria po mbron mafiozët e partisë

Shkruar nga Pamfleti

Lehtësimi i akuzës për anëtarët e fisit Rraja, reagon

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka quajtur skandal vendimin e Prokurorisë për zbutjen e akuzës ndaj anëtarëve të fisit Rraja, të akuzuar për dhunë barbare ndaj dy kushërinjve Maja.

Me anë të një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Berisha shkruan se për ‘Prokuroria Felaj’, dhuna e ushtruar nga fisi Rraja është plagosje e lehtë dhe jo krim.

SKANDAL! Për Prokurorinë Felaj thyerja e kockave të kafkës dhe ulnës së parakrahut të qytetarit nga banditët e klanit të partisë mafioze Rraja, është plagosje e lehtë! E rëndë jo e jo, po as e mesme! Skandal! Krim, “Felo-Prokurori”!”, shkruan Berisha në Facebook.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar akuzën për anëtarët e fisit Rraja në lidhje me episodin e dhunës ndaj Bilbil e Jashar Majas në Borizanë të Krujës.

Ndryshe nga nisja e hetimit për “plagosje të rënë me dashje, në bashkëpunim” pas publikimit të dhunës me shkopinj bejsbolli prokuroria ka vlerësuar që hetimit duhet të vijojë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.

Ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjeko ligjore ndaj të dëmtuarve. Përveç lehtësimit të pozitës penale, akuza e re kërkon ankim nga të dëmtuarit për vijimin e hetimit.

berisha fisi rrahja

Lini një Përgjigje