TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2023, 11:11

Lefter Maliqi denoncon skandalin: Kuçova është e mbushur me plehra, narkoshteti mbush xhepat me paratë e shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti

Lefter Maliqi denoncon skandalin: Kuçova është e mbushur me

Ish deputeti, Lefter Maliqi ka denoncuar skandalin me tendera korruptivë dhe pastrimit në Bashkinë e Kuçovës, teksa thotë se paratë i merr narkoshteti dhe pasurohen për veten e tyre.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Maliqi shkruan se qyteti i Kuçovës është i mbushur me qen e plehra. 

"Qen dhe plehra kudo në Kuçovë! Tendera korruptivë të qenve dhe pastrimit në Bashkinë Kuçovë! Paratë i marrin, pasurohen dhe qyteti çdo ditë plot me plehra dhe qen! Së bashku të pastrojmë Bashkinë Kuçovë nga plehrat!

Skandal! Qyteti Kuçovë i mbushur me qenë e plehra, me treg si kandahar, rrugët si në Mesjetë! Imagjinoni fshatrat pa rrugë e ura, pa investime! Bashkia e grabitur në “14 Maj” nga narkoshteti tregon më së miri se kush fshihet pas tenderave korruptivë që abuzojnë në taksat tuaja. Hajdari ‘pengu’ i ish-fatorinos oligarkut Salillari i kallëzuar disa herë në “SPAK” dhe “Organet e Drejtësisë”, dënuar nga Gjykata e Janinës në Greqi duke qënë i pranishëm, vazhdon t’u shërbejë vetëm disa individëve për interesa korruptivë me taksat tuaja.

Bashkinë e grabitur do ja kthejmë banorëve! Hajdutët në Bashki dhe atyre që kanë abuzuar e abuzojnë me taksat tuaja dhe që manipuluan votat, do të përgjigjen rëndë! S’ka kthim pas! Mbetem njohës shumë i mirë dhe zbatues i përpiktë i ligjit dhe luftëtar i pamposhtur kundër krimit dhe korrupsionit.", shkruan Maliqi.

kucova lefter maliqi skandal

Lini një Përgjigje