TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Korrik 2024, 09:37

Largimi i Flutura Açkës nga grupi parlamentar, PD propozon Ina Zhupën për ta zëvendësuar

Shkruar nga Pamfleti

Largimi i Flutura Açkës nga grupi parlamentar, PD propozon Ina

Pas largimit të Flutura Açkës nga drejtimi i Komisionit të Edukimit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka humbur kohë, por ka propozuar deputeten Ina Zhupa si zëvendësuese të saj.

Referuar shkresës duket se vendimi për ta larguar Flutura Açkën është marrë që në datën 22 korrik, ku Gazment Bardhi ka propozuar edhe Ina Zhupën për kryetare të këtij Komisioni.

Kujtojmë që Flutura Açka njoftoi sot (25 korrik) largimin nga grupi parlamentar i PD, por edhe dorëheqjen nga posti i Kryetares së  Komisionit për Edukimin.

Vendimi për t’u larguar erdhi një ditë pasi PS dhe PD arritën dakordësinë për Reformën Zgjedhore.

Açka sqaroi edhe arsyet e vendimit për t’u larguar, ndërsa foli edhe për sulme të hapura dhe të fshehta ndaj saj.

Largimi i Flutura Açkës nga grupi parlamentar, PD propozon Ina

 

largim flutura acka ina zhupa pd

Lini një Përgjigje