TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shtator 2024, 14:33

Kuvendi nis zbatimin e 3 vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Bardhi: T'i kthehen urgjent tatimi i profesionistëve të lirë

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi nis zbatimin e 3 vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Bardhi:
Petrit Malaj

Kuvendi ka nisur punën për zbatimin e 3 vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për ligjin për tatimin e profesioneve të lira, Rregulloren e re të Kuvendit dhe ligjin për Komisionet Hetimore parlamentare.

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Legjislacionit palët u dakordësuan për të nisur punën, por për opozitën emergjencë është shqyrtimi i ligjit për profesionet e lira.

“Vendimet do të shqyrtohen në Këshillin e Legjislacionit në procedurë parlamentare, do ketë propozime dhe amendamente nga kolegë deputetë. Do ketë një raport me një relator nga pakica dhe një nga mazhoranca. Vendimi i GJK për tatimet duhet të shqyrtohet në mënyrë emergjente”, tha kryetarja Dhurata Çupi.

Kreu i grupit të PD, me ironi foli për deklaratën e ministrit të Financave, Petrit Malaj se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për tatimin e parapaguar.

Bardhi tha se lekët duhet t’iu profesionistëve të lirë me procedurë të përshpejtuar.

“I mbyti qeveria me tatim antikushtetues 30 mijë profesionistë të lirë. Ca të bësh me lekët ta ka thënë GJKK, do duhet t’ua kthesh. Është vendim antikushtetues, thotë çdo tatim i parapaguar nga këto profesionistë do duhet t’iu kthehet buxhetit familjar të tyre dhe jo buxhetit të shtetit. Atë që hartoi dispozitat për të shtypur të drejtën e opozitës për kontroll parlamentar, i njëjti person që la treguar me vepra që nuk pyet për kushtetutë, themi që do e caktojmë të rregullojë antikushtetueshmërinë e vet. Kjo tregon që ju nuk tërhiqeni nga antikushtetueshmëria. E vetmja gjë që ka për ndërhyrje është ligji për tatimin e profesionistëve të lirë. Duhet të tërhiqeni dhe ndoshta me procedurë të përshpejtuar t’u kthejmë paratë mbrapsht”, tha Bardhi.

Sa i takon rregullores së Kuvendit dhe ligjit për Komisionet Hetimore, PD akuzoi mazhorancën se me vendime antikushtetuese ka shkelur të drejtat e opozitës.

Madje Bardhi u bëri thirrje që të kërkojnë ndjesë, ndërsa pakënaqësi shfaqi për caktimin e Ermonela Felajt si realtore e PS për ligjin për Komisionet Hetimore.

“Ajo që është autorja e mbylljes së gojës së opozitës, nuk mund të jetë korrigjuese e ligjit”, tha Bardhi.

petrit malaj

Lini një Përgjigje