
Teksa sot ish-kryeministri Sali Berisha thirri Kuvendin Kombëtar, ku do të kërkojë votëbesimin për t’u zgjedhur kryetar i PD-së, figura demokrate me peshë kanë munguar.
Mësohet se në këtë takim mes demokratësh nuk kanë qenë të pranishëm deputetë që kanë bërë fushatë për kandidatët e Primareve, si Ervin Salianji, që doli fitues në Kavajë, apo Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj.
Por përveç këtyre deputetëve, ftesa e Berishës nuk i janë përgjigjur dhe 15 deputetë që mbështesin grupin e Gazment Bardhit, madje as ky i fundit vetë.
Kujtojmë se të pranishëm në Kuvendin e “Rithemelimit” janë të pranishëm 1203 delegatë.
Ndërkohë, ndryshe nga herët e tjera, në krah të Sali Berishës është shfaqur e bija, Argita, e cila ka filluar daljet në publik pas arrestimit të bashkëshortit për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.
Argita, pas daljes tek Grida Duma, duket se ka ambicie t’i hyjë politikës.
Sot asnjë prej deputetëve të grupimit të Bardhit, nuk ka shkuar në Kuvendin e thirrur për votëbesimin e Sali Berishës, në krye të një partie që nuk ka as emër, as vulë dhe as logo. Kjo ka qenë edhe një nga çështjet më të diskutuara.
Lini një Përgjigje