TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Dhjetor 2023, 12:41

Berisha akuza të forta Ramës: Tentove dy herë ti bëje puçin Parlamentit, doje të merrje peng kreun e PD

Shkruar nga Pamfleti
Berisha akuza të forta Ramës: Tentove dy herë ti bëje
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Kuvendi Kombëtari i Rithemelimit tha se kryeministri  Edi Rama tentoi t’i bëjë dy herë puçin Parlamentit, duke mbushur me kriminelë  atë dhe duke krijuar një pseudo-opozitë

Sipas, Berishës, kryeministri Rama “kriminalizoi Parlamentin duke e mbushur me kriminelë nga më ordinerët dhe që i veshi me kostumin e deputet”. 

Gjithashtu ai hedh akuza se, kreu i qeverisë mori peng kreun e PD-së Lulzim Basha, por theksoi se “dështoi, së bashku ia thyem ëndrrën e bashkëqeverisjes me pseudoopozitën”.

“Rama bëri puçin e parë ndaj Parlamentit, e kriminalizoi atë e mbushi me kriminelë nga më ordinerët dhe i veshi me kostumin e deputet.

Më pas bëri puçin e dytë ndaj parlamentit, kësaj here në përpjekje për të krijuar opozitën e kontrolluar prej tij, opozitën fasadë, mori peng kryetarin e opozitës, një opozitë karikaturë, dhe të qeverisnin në kurriz të shqiptarëve, ti bënin gjëmën Shqipërisë dhe demokracisë, por dështoi së bashku ia thyem ëndrrën e bashkëqeverisjes me pseudoopozitën.

\Kishim kosto nga dita kur refuzova bashkëpunova me të, u shpalla non grata dhe kam një dhëndër të burgosur politikisht. Por  ne e shpëtuam Parlamentin”, tha Berisha.

sali berisha kuvendi kombëtar rama

Lini një Përgjigje