TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2023, 12:09

Kreshnik Hajdari i dënuar me burg në Greqi, Bejko: Qeveria e Ramës strehë e personave të inkriminuar!

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Hajdari i dënuar me burg në Greqi, Bejko: Qeveria e

Pasi Prokuroria e Përgjithshme i çoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shkresën ku kryebashkiaku i Kuçovës rezulton të jetë dënuar në Greqi, nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko tha se rasti tregon se Edi Rama e ka shndërruar qeverisjen lokale në strehë të personave me precedent penal.

Sipas tij, qeverisja duhet të pastrohet nga persona të inkriminuar përmes Ligjit te Dekriminalizimit dhe Vettingun Politik.

Deklarata e plotë e Roland Bejkos:

Ditën e djeshme mediat kanë raportuar për një dënim penal të dhënë nga gjykata e Janinës në Greqi ndaj Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, z.Kreshnik Hajdari. Me këtë rast, Partia Demokratike shpreh edhe njëherë shqetësimin se Partia Socialiste ka promovuar prej vitesh persona me precedentë penalë në krye të institucioneve shtetërore dhe sidomos bashkive.

Përveç mosdeklarimit sipas ligjit në deklaratën e dekriminalizimit, prej disa vitesh tashmë “spikasin” dhe disa kryetarë bashkish të tjerë të dënuar apo të marrë nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Edi Rama e ka shndërruar qeverisjen lokale në strehë të personave me precedentë penalë. Ndaj Partia Demokratike këmbëngul prej vitesh në pastrimin e qeverisjes nga këta persona përmes Ligjit te Dekriminalizimit që si nismë e saj, ka qenë dhe është një histori suksesi, e që tashmë me iniciativën për Vettingun Politik që është dorëzuar nga Kryetari Lulzim Basha në Kuvendin e Shqipërisë, të quhet mision i përfunduar pastrimi i politikës dhe institucioneve shtetërore nga të korruptuarit dhe bashkëpunëtorët e krimit.

Gara absurde mes mazhorancës dhe disa prej deputeteve të opozitës se kush shkel më shumë ligjin, është një garë kundër interesit të qytetarëve.

U bëjmë thirrje partive parlamentare dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të ndahen njëherë e mirë nga praktikat e shkeljes së ligjit dhe të përkrahin ç’rrënjosjen e krimit dhe korrupsionit nga politika dhe qeverisja.

Vota për Vettingun Politik në Kuvend, është votë për një Shqipëri larg tranzicionit të stërzgjatur!

Ju faleminderit!

rama bejko hajdari

Lini një Përgjigje