TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Janar 2026, 16:24

KQZ shpërndan 3.6 mln euro fonde për partitë politike, PS dhe PD marrin pjesën kryesore; sa përfitojnë të tjerat

Shkruar nga Pamfleti
KQZ shpërndan 3.6 mln euro fonde për partitë politike, PS dhe PD
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)

Në total, përfitojnë gjithsej 17 parti politike, nga të cilat PS qëndron e para me 1.6 milion euro, ndjekur më pas nga PD, e cila do të marrë mbi 811 mijë euro.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të japë 3.6 milionë euro fonde për partitë politike, ku pjesën më të madhe e përfitojnë dy partitë më të mëdha PS dhe PD.

Në total, përfitojnë gjithsej 17 parti politike, nga të cilat PS qëndron e para me 1.6 milion euro, ndjekur më pas nga PD, e cila do të marrë mbi 811 mijë euro.

E treta është Partia e Lirisë e Ilir Metës, së cilës KQZ do t’i japë mbi 109 mijë euro, ndjekur nga Partia Social Demokrate e Tom Doshit që merr mbi 103 mijë euro.

Partitë e reja që kanë hyrë në parlament, Mundësia e Agron Shehajt merr 86 mijë euro ndërsa Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt siguron mbi 71 mijë euro.

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit merr 63 mijë euro, ndërsa PDIU e Shpëtim Idrizit, PBDNJ, Partia Republikane e Fatmir Mediut si dhe Partia Ambientaliste Agrare do të përfitojnë, me 58 mijë euro secila.

Po ashtu rreth 58 mijë euro marrin edhe partitë PDK, PLL, FRD, PBKD, ndërsa KEA do të marrë 45 mijë euro,  ndërsa Nisma merr rreth 41 mijë euro.

Ky fond publik është ndarë nga KQZ sipas një formule që peshon votat dhe mandatet e zgjedhjeve të 11 majit të vitit të kaluar.

Shuma totale që përfiton secila parti politike si mbështetje financiare për vitin 2026 vijon si më poshtë:

KQZ shpërndan 3.6 mln euro fonde për partitë politike, PS dhe PD

komisioni qendror i zgjedhjeve (kqz) partite fonde

Lini një Përgjigje